Shkruan në Facebook Ilir Demalia, komentator e analist i ngjarjeve politike: Evi Petrit Hoxha Kokalari Angelakis, boll abuzove me emrin e nderuar të Musine Kokalarit. Boll gënjeve me persekutimin tënd se nuk je e persekutuar as ti, as yt atë Petriti, por në të kundërt të privilegjuar nga Hoxha.
Boll fole në emër të komunitetit shqiptar në Amerikë se nuk përfaqëson asgjë në komunitetin shqiptar, por në të kundërt ke qenë përfaqësuese e shoqatës së greko- amerikanëve në diasporë.
Boll me Grenell, një njeri që punon për interesat serbe dhe do të përdorë Kosovën dhe Shqipërinë për lëvrimin e fondeve të hekurudhës Nish- Durrës për t’ i hapur rrugë serbëve në Adriatik pa kontroll nga ana shqiptarëve, gjithçka në favorin serb.
Boll me mithomaninë tuaj se do të influenconi në administratën amerikane kur të vijë në fuqi Trump. Trump do të thirret si i pandehur për tax-evasion në tre dekada si manipulues dhe fallsifikator i paskrupull. Edhe 300 vjet të rrojë Trump nuk vjen më jo president, por do të jetë turpi i historisë amerikane.
Berisha në gjendje të mjerë që kërkon shpëtimin nga ju. Jeni në gjendje të rëndë neurosociopathologjike dhe më rëndë ata që ju marrin ju seriozisht.