Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Ti ke gëlltitur shumë lot…”, dedikimi prekës i vajzës së Roza Anagnostit për ditëlindje: Ti ke Nënë Terezën në shpirt

ShkodraWeb 27 October, 2023
dhimiter roza anagnosti

Vajza e aktores së madhe shkodrane Roza (Gjugja) Anagnosti, Juna, ka bërë një dedikim prekës për 80-vjetorin e lindjes së mamasë së saj.

Postimi i vajzës së Roza Anagnostit

Familja jonë sot feston ditëlindjen e bashkëshortes, mamit, nonës Roza! Dhe nëse të gjithë njerëzit urojnë sot artisten e shquar unë dua të uroj njeriun e mrekullueshëm që je.

Dua të përshkoj me imagjinatë 80 vjetët e rrugëtimit tënd të jetës ku jo vetëm talenti, po dhe këmbëngulja, vullneti, ndershmëria, sensibiliteti, dhembshuria dhe sakrifica e madhe të bënë të jesh artistja dhe njeriu i çmuar për ne.

Shumë pak njerëz i njohin sakrificat e tua të mëdha brenda e jashtë skenës dhe ekranit, dorë për dore me dashurinë tënde, shokun e jetës Dhimitër.

Ti ke gëlltitur shumë lot: kur shkoje te prindërit e tu të varfër e të persekutuar, kur detyroheshe të merrje borxh për të arritur në fund të 15-ditëshit, kur me sebepin e biografisë kishte kolegë që të sabotonin, kur e mbushje gjithmonë më pak pjatën tënde.

Ti ke qenë bijë, motër, mbesë, bashkëshorte, nuse, kunatë, nënë, teze, hallë, vjehërr, gjyshe e sakrificës. Je kujdesur pa rezerva për të gjithë me mish e me shpirt. E ke ndarë kafshatën e familjes tënde pa hezitim me kë ka pasur nevojë. Shtëpia jonë në Tiranë, që unë e quaja “Hotel Anagnosti”, i kishte gjithmonë dyert e hapura, në çdo kohë, për njerëzit e fisit që vinin nga Vlora, Shkodra e Korça. Tani edhe nga Italia e Amerika.

Edhe gurët e Jalit e njohin përkushtimin tënd. Ti vetëm vrapoje. Takat e tua trokisnin nga Teatri ne shtëpi, nga shtëpia në Kinostudjo, nga shtëpia nëpër spitale, kaq e kaq herë.

Ti dhe tani, kur je vetëm, vrapon, veçse pa taka. Ka shumë për të thënë për ty mami im dhe ky post nuk mjafton.

Ti ke Nënë Terezën në shpirt dhe me vargjet e saj përpiqesh të lehtësosh dhimbjen dhe sakrificat e tanishme që Zoti të rezervoi.

Do të të jemi debitorë për jetë mami e shtrenjtë.

Dhe sot familja jote e vogël të uron: GËZUAR DITËLINDJEN!

Ti ke shumë akoma për të thënë e për të dhënë dhe ne si publik i privilegjuar do jemi gjithmonë në radhë të parë

Të duam përjetësisht:

bashkëshorti i shtrenjtë Dhimitër, vajzat Juna dhe Era, dhëndurët Tonin e Ali, mbesa Marigò, nipat Jon, Anteo e Stefan.

Post navigation

Previous: FOTO – Presidenti i Republikës Bajram Begaj në Vaun e Dejës, viziton modele të biznesit familjar…
Next: VIDEO – Vllaznia nuk ia del as me një lojtar më shumë, Kukësi i merr tre pikë dhe e parakalon në renditje…

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.