
Në përgjigje të një statusi të shkruar nga një farë Fatmir Bashli. Si mundet ky njeri të hedhë baltë mbi 5 Mjeshtra të medhej, titull i akorduar nga katër presidentë të nderuar të vendit tonë. Si mund të fyej e të baltosë ky person 5 artistë, të cilët kanë 270 vite punë në skenë së bashku, që me talentin e tyre kanë fituar admirimin dhe duartrokitjet e artëdashësve brenda e jashtë kufijve të Shqipnisë.
Nuk ka të drejte morale ky njeri të luajë me emocionet e artistëve, për dijeni për ty që nuk e din, Zef Deda ka tre goditje ishemie si rezultat i emocioneve të skenës apo Besnik Çinari tetë unaza në zemër po ashtu nga këto emocione që veç një artist që i perjeton e din.
Ndërsa për aktivizimin e talenteve të reja, e kanë dhe do ta kenë derën e hapur nga institucioni i Teatrit “Migjeni”. Me mbështetjen dhe dashamirësinë tonë dhe nën drejtimin e Ismet Drishtit ata shkëlqyen në premieren e fundit si të barabarte me ne, na kërkojmë zëvendësues e jo denigrues si puna jote.
Nikolin, Fritz, Aleksandri, Klodiana, Lusi, Ketlin e Eneida do të jenë e ardhmja e humorit shkodran. Zero ndikim shkakton ti para vlerësimit që kane miliona shqiptarë per ne, e ti i shqetëson me statusin tand të pa vlerë.
Ti je një zero e ta shumëzosh me çfarëdo shifre apo numri mbetesh zero ti dhe bashkautori jot. Ti kushdo mund të jesh veç shkodran nuk je. Kjo përgjigje: Në nderim dhe respekt të të gjithë artëdashësve tanë, nga Zyliha Miloti, Zef Deda, Besnik Çinari, Drande Xhaj, Mond Halili e Teatri “Migjeni”. /Publikuar në Facebook nga Drande Xhaj, “Mjeshtre e Madhe”, aktore e teatrit “Migjeni”/




