Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka sqaruar sherrin në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë me deputetët socialistë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës. “Deputetë me precedent duan të na mbyllin gojën. Një deputet më kërcënoi në komision për të mos thënë të vërtetën. Nuk kam pasur frikë nga punëdhënësit e tyre kur hyja në parcelat me kanabis e jo nga këta që janë qesharakë. Është fakt që Rama fle dhe zgjohet me krimin”, u shpreh Salianji duke shtuar se “banditët nuk ma mbyllin dot gojën”
Deputeti demokrat tha se debati me deputetët e mazhorancës nisi pas një pyetje që ai i drejtoi ministres Olta Xhaçka për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
“E pyeta: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge?”, tha Salianji.
Pas kësaj, kanë reaguar dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator deputeti Salianji, duke i thënë “ti do rrahur”.