Për shkak të masave për pandeminë Covid- 19, edhe ky vit shkollor në arsimin parauniversitar, pritet të mos zhvillohet normalisht. Sipas përcaktimeve e udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, për të parandaluar numrin e lartë të fëmijëve në klasa, mësimi do të zhvillohet me turne dhe me orë të shkrtuara.
Prindërit, të paktën një pjesë e tyre, nuk janë dakort me këto rregulla dhe për të bindur Ministrinë e Arsimit të mos i aplikojë, ata kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online, me titullin “Thuaj ‘Jo’ mesimit me turne ne shkolla”. Në tekstin që shoqëron peticionin, lexohet:
“Femijet kane nevoje t’i kthehen normalitetit. Mesimi me turne dhe orar te shkurtuar nuk eshte i pershtatshem per edukimin e vazhdueshem. Ky proces nuk ka rezultuar efektiv dhe eshte vit i trete qe po aplikohet duke shkaktuar lodhje te femijet dhe mesuesit.
Nderkohe qe ne gjithe fushat e tjera , jeta vazhdon normalisht, perse duhet te aplikohen masa te shtuara vetem ne shkolla? Femijet kane risk minimal dhe mesuesit shumica jane imunizuar ose vaksinuar.
I bejme thirrje minstrise te rishikoje vendimin dhe t’i kthehemi normalitetit.”. /ShkodraWeb/