Mbreme vete Thomas Brdariç deklaroi ne studion e Tv Rozafa se do te vazhdonte te qendronte ne krye te Vllaznise, por sot duket se gjerat kane ndryshuar.
Skuadra nga Superliga e Kosovës, FC Ballkani është bërë me trajner të ri.
IndeksOnline ekskluzivisht mëson se te skuadra suharekase trajner do të emërohet tekniku gjerman, Thomas Brdaric.
46-vjeçari ishte në stolin e skuadrës nga Shqipëria, Vllaznia – aty ku arriti të shpallej kampion i Kupës për sezonin 2020/21. Po ashtu mësohet se paga e trajnerit gjerman tek FC Ballkani do të jetë 7 mijë euro në muaj – përafërsisht 80 mijë në vit.
Brdaric ka një karrierë të madhe si trajner, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si: Union Solingen, Wolfsburg ll, Steinbach, KF Shkëndija, Rot-Weis Erfurt dhe Vllaznia.
Si futbollist gjermani me prejardhje nga Kroacia, luajti te klubet e njohura, si: Stuttgart, Dusseldorf, Fortuna Koln, Bayer Leverkusen dhe Hannover 96. Ndërkohë, në kanalet zyrtare të informimit të FC Ballkani, nuk ka asnjë lajm sa më sipër. Edhe nga klubi kuqeblu nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë lajm të pasdites së sotme.