THIRRJE PËR NDIHMË – Arya, vajza 1- vjeçare nga Postriba e Shkodrës rrezikon jetën, familja apelon për mbështetje

Një rast shumë i dhimbshëm sapo ka mbërritur në ShkodraWeb Media. Një vajzë e vogël, akoma pa i mbushur 12 muaj jetë, rrezikon jetën e saj. Arya ka nevojë urgjente për mbështetjen financiare të çdokujt që ka mundësi. Vogëlushja, që në ditët e para të ardhjen në këtë botë, është përballur me probleme me shikimin. Gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohet, duke rrezikuar të gjithë organizmin e saj të vogël.


“Arya Celaj gati 1 vjece nga Fshati Dragoc, Postribe. Ka nevoj per nje nderhyrje urgjente ne Turqi pasi semundja qe ka i ka marr shikimin dhe gjendja e saj po perkeqsohet gjithe organizmin! Le te kontribojme te gjithe sebashku per kete vogelushe! Bamiresia nuk te varferon, Shpeto nje jet !”, shkruhet në një llogari bamirësie për fonde në GoFundMe.

Është një shumë e konsiderueshme, 120 mijë euro, që familja Çelaj natyrisht nuk e disponon. Prandaj është e nevojshme që si në raste të tjera, të bashkohemi të gjithë, me sa mundësi financiare të kemi të kontribuojmë për ti shpërtuar jetën Aryas së sapo ardhur në këtë botë. Ata që kanë mundësi financiare, janë të lutur të klikojnë këtë linkpër të bërë dhurimin e tyre sipas mundësisë: https://www.gofundme.com/f/arya-celaj

Ata që nuk e kanë mundësi, mund të kontribuonë duke e shpërndarë sa më shumë në rrjete sociale që lajmi të mbërrijë tek ata që kanë mundësi, janë të gatshëm të kontruojnë për Aryan, por nuk kanë informacion. Të gjithë bashkë ia dalim, si në rastet e tjera! Shqiptarët kanë zemër të madhe!  Arya duhet të jetojë, ta ndihmojmë të rritet e ta shohim të realizojë ëndrrat e saj që lindën bashkë me të para më pak se një viti. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel