ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

THIRRJA/ “Të mos lejojmë kapjen e qytetit…”, mobilizohet PD Shkodër: Protestë masive para rektoratit të hënën…

Partia Demokratike, dega Shkodër është mobilizuar maksimalisht para mbledhjes së paralajmëruar të Këshillit Bashkiak të dalë nga 30 qershori. Përmes një njoftimi që ka “rrjedhur” edhe për mediat, mësohet se PD Shkodër do të organizojë protestë ditën e hënë, datë 19 gusht ora 10.00 para Rektoratit. Pikërisht në këto mjedise, pritet të zhvillohet konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak.

“Diten e Hene date 19/08 ne oren 10:00 perpara Rektoratit te Universitetit Luigj Gurakuqi (Salla ku do te zhvillohet mbledhja e jashteligjshme e Keshillit Bashkiak) do te zhvillojme nje proteste masive per te moslejuar kapjen e qytetit. Ju ftojme te na bashkoheni, Shkodra ka nevoje per ne. Grupseksionet duhet te mbledhin strukturat ne kordinim me deputetet sot dhe neser per te takuar njerezit dhe ti ftuar ne protesten e te henes.”.

PD Shkodër ka angazhuar të gjitha strukturat për të bllokuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të hënën. Mësohet se protestës masive do ti bashkohen antarëdhe simpatizantë të PD-së edhe nga M.Madhe, Vau Dejësi, Puka, Lezha etj. Shkodra është bastioni i fundit që i ka rezistuar “valës” së 30 qershorit dhe investimi i PD-së për moslejimin e rënies së saj, është në nivelet më të larta të para ndonjëherë. Në një deklaratë para këtij njoftimi, selia blu paralajmëronte Ramën për të mos e kthyer Shkodrën në fushëbejetë. Informacione jo zyrtare bëjnë me dije se të hënë në Shkodër do të jenë të gjithë ish- deputetët e PD-së, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

MUND TË LEXONI EDHE: “Mos e kthe Shkodrën në fushëbetejë…”, PD Shkodër paralajmëron edhe rektorin: Të hënën protestë popullore…

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.