
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin A. P., 33 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kanosur shtetasit F. G., 58 vjeç, dhe A. G., 24 vjeç (ish-vjehrri dhe djali i tij).
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. P.