Me lot ne sy dhe ne gjendje te renduar, Artir Lala, babai i Devit, qe qelloi per vdekje me thike Anxhelon 16-vjecar tregon se si e ka mesuar gjemen dhe rrefen biseden qe ka bere me te birin pas krimit.
“Isha ne pune dhe me moren ne telefon dhe me thane se Devi kishte goditur me xham nje shokun e tij gjate nje sherri”- thote babai, raporton gazetari i “Panorama”.
Ai tregon me tej se la me vrap punen dhe shkoi ne spital per te pare djalin e plagosur, kur pas pak castesh doli mjeku dhe lajmin e rende qe ai nderroi jete.
“E pyeta djalin cfare bere keshtu dhe se ku e gjete thiken ai nuk me pergjigjej, vetem me shikonte ne sy. Jemi shume te shokuar. Djali me shikonte ne sy dhe u perlot, nuk me tha asnje fjale”- thote ai, duke treguar se i biri nuk eshte mire nga ana psikologjike. “Qe prej tre vitesh me pare kur humbi vellain, i cili u rrezua nga catia e shtepise dhe humbi jeten nuk eshte mire”- thote babai.
Frikë nga hakmarrja në Durrës, gjyshi i djalit që theri Anxhelon mesazh familjes së adoleshentit
Nderkohe qe familja Gjokazaj ka percjelle sot ne banesen e fundit Anxhelon 16-vjec, familja e autorit ka frike nga ndonje hakmarrje e mundshme.
Gazetari i “Panorama” raporton se policia i trembet ndonje hakmarrjeje dhe ka marre masat, duke vendosur nje makine policie te dera e shtepise se familjes Lala.
Nga ana e tij, gjyshi i autorit, Frrok Lala nuk ka shume fjale per te thene per ate qe ndodhi. “Jemi shume te indinjuar dhe e denojme ashper veprimin e nipit tone”- ka thene ai.
Ai me tej ka nje ndjese te madhe per familjen e djalit qe humbi jeten. “I kerkojme falje familjes qe humbi djalin e tyre, por nuk kemi dijeni se perse jane zene djemte”- tha ai, duke shtuar se “ndjejme te njejten dhimbje se prinderit e viktimes, pavaresisht se arkemorti eshte ne familjen e tyre”.
Sipas tij, “familjes se viktimes i kemi kerkuar falje dhe u kerkojme edhe falje publike per veprimin e nipit tone. Nuk e mbeshtesim nipin, edhe ne duam te marre denimin e merituar nga drejtesia per indiciativen qe ndermori, e cila rezultoi fatale”./panorama/