THËNIA E DITËS – “Deshi ti ngjante Ismailit, por ja “këputi” kokën Hamzait!”, Nard Ndoka sërish në shenjë…

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka, ish- deputet i Shkodrës, shpesh herë publikon në rrjete sociale batuta që mbeten gjatë në mendjen e atyre që i lexojnë. Edhe ditën e sotme, Ndoka ka publikuar një babutë të tillë. Në qendër, është kryeministri Rama dhe Ndoka ka zgjedhur ta vendosë atë në mes dy personazheve: Ismail Qemalit dhe Hamza Kastriotit.


“Deshi ti ngjante Ismailit, por ja “këputi” kokën Hamzait!”, shkruan Ndoka në publikimin e tij në rrjetet sociale. Siç dihet, prej kohësh Rama kujton me pamjen e tij, sidomos me mjekrën, “babain” e Pavarësisë së Shqipërisë. Por sipas Ndokës, ai është një Hamza, duke sjellë në vemendje nipin e Gjergj Kastriotit, i cili siç dihet, tradhëtoi xhaxhanë e tij.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania