Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Sfida e mbijetesës” me Teutën, Armir Grima shtensionon situatën: Ndeshja nuk është finale për asnjërin ekip

ShkodraWeb 15 April, 2018
armirGrima2018

Vllaznia luan një finale për mbi jetesën. Megjithatë, për të shtensionuar situatën dhe u krijuar ndoshta qetësinë psikologjike lojtarëve ka menduar Armir Grima. Trajneri i Kombëtares së femrave, njekohesisht ish-portier dhe ish-drejtor sportiv i Vllaznise, e quan si një ndeshje të radhës këtë ndaj Teutës. Ish-drejtori sportiv i klubit shkodran, që për asnjë moment nuk i është ndarë edhe Vllaznisë, shprehet me nota optimiste për situatën që aktualisht po kalon skuadra.

“Unë mendoj se skuadra po funksionin mirë në këtë pjesë të dytë të sezonit. Djemtë po japin maksimumin në fushën e lojës, duket krijuar edhe një vijimësi dhe për më tepër një besueshmëri për të arritur te rezultatet pozitive.

Gjërat deri tani mund të themi se po shkojnë mirë. Unë e them me plot gojë se takimi me Teutën nuk është as më shumë e as më pak se vetëm një përballje e radhës.

Po themi finale, por duhet që ta kemi mirë parasysh se asgjë nuk merr fund, si për mirë apo edhe për keq nga ky takim. Ka edhe shumë takime dhe shumë pikë në lojë.

Asnjë nuk sigurohet në rast se e fitojmë atë takim e po ashtu asgjë nuk mbaron për ne nëse humbasim.

Prandaj edhe stafi edhe ekipi e dinë mirë se është vetëm një takim i radhës. Unë kam besimin se me këto paraqitje që po bën skuadra, mund të arrihet edhe marrja e maksimumit në këtë takim.

E rëndësishme është që skuadra të mos dalë pa pikë”, u shpreh Grima. I pyetur se cili prej ekipeve të tjera rrezikon rënien, Grima përgjigjet:

“Përveç Vllaznisë e Teutës, janë edhe Kamza e Flamurtari në lojë. Pozitat e të dy këtyre ekipeve janë vënë në rrezik pas takimeve të fundit.

Gara do të jetë e hapur deri në fund për këto skuadra, por unë dëshiroj që Vllaznia ta mbyllë sa më shpejt që të jetë e mundur çështjen e mbijetesës”.

Post navigation

Previous: Ministri Ditmir Bushati takim me pakicat serbo- malazeze në Shkodër, u premton…
Next: Rritja e rrogave për mësuesit, ja kategoritë që përfitojnë rritje page

TË FUNDIT

baku vllaznia vajza chl 2 ekipe 2026

Futbolli i vajzave i “falet” Vllaznisë, Shqipëria këtë vit me dy ekipe në Champions League…

ShkodraWeb 12 May, 2026
fshf logo

Rënia e Bylis nga Superiorja dhe ngjitja e Bylis B në të Parën, FSHF merr vendimin për rastin…

ShkodraWeb 12 May, 2026
vllaznia b kampion kat 3 2026

“Prova gjenerale” për Superioren, Alban Xhaferi ngre lart trofeun e kampionit të Vllaznia B në të Tretën

ShkodraWeb 8 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.