
Vllaznia nuk përfiton nga humbja e thellë e Dinamos në Korçë për të marrë vendin e dytë në renditjen e Superiores. Kuqeblutë kanë bërë një ndeshje të dobët, pa nerv por edhe pa rrezikuar seriozisht Teutën në “Loro Boriçi”.
I vetmi rast mund të konsiderohet ai i Delajt në minutën e 78- të. Sulmuesi pengohet nga portieri mik brenda zonës por arbitri kryesor jep goditje dënimi nga jashtë zone. Pasi thirret nga arbitrat e VAR, ai anulon goditjen e dënimit dhe i jep karton të verdhë për simulim Delajt.
Gjithë ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Vllaznia me 52 pikë, vazhdon të jetë e treta pas Dinamos, e cila ka dy pikë më shumë edhe pas humbjes 1-4 me Skenderbeun.