Teuta e Edi Martinit kalon turin e parë në Europa Ligë. Durrasakët kanë arritur një fitore relativisht të lehtë me izraelitët Beirat Jeruzalem, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë loje. Goli i parë ka ardhur relativisht shpejt, në minutën e 6-të me autor Krasniqin.
Goli i dytë mban firmën e shkodranit Rubin Hebaj. Ai u fut si zëvendësues nga Martini dhe arriti të shënojë golin e dytë dhe të sigurisë për Teutën në minutën e 86- të.
Pëveç kënaqësisë sportive, kjo fitore fut në arkën e ekipit durrësak plot 690 mijë euro, një shumë e konsiderueshme për një ekip shqiptar.
Teuta: Frashëri, Hoxha, Todorosvski, Arapi, Kouro, Avdyli, Aleksi, Beqja (Gruda), E. Vila, L. Vila, Krasniqi (Hebaj) Trajner: Edi Martini
Beirat Jeruzalem: Nitzan, Konstantini, Verdasca, Dgani, Bitton, Krieff, Ali Mohamed, Rotman, Vered, Atar, Azulay Trajner: Roni Levy