Të martën të gjithë arbitrat kryesore të Superiores dhe kategorisë së parë kanë dhënë testin fizik dhe pothuajse të gjithë kanë mbetur. Pra nuk e kanë kaluar testin. Atëhere, mesa e di unë rregullin, që mendoj se e di shumë mir, të gjithë ato që kanë mbetur duhet të ulen në një kategori më poshtë. Por ka ndodh e kundërta.
Drejtuesit kanë toleruar si gjithmonë dhe i kanë dhanë një mundësi të dytë. dy ditë më vonë. Dhe të gjithë arbitrat e kanë marrë testin fizik!!! Kjo s’duhet të kishte ndodh në asnjë mënyrë. Atëhere bëhet pyetja: Po si ka mundësi që ato, të cilët nuk e morën testin fizik dy ditë më parë, e morën pas dy ditësh???
S’ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që të ndodhë një gjë e tillë. Po më fal se u ngatërrova, po ka shans dhe mundësi që t ndodh kjo, por vetëm në Shqipërinë tonë!
1-Tolerim në maksimum
2-Duhet me pi ilaçe të forta force, me ndihmën e atyre që duhet t’i kontrollojnë dhe që si kontrollon askush.
Pra kjo që ka ndodh këto ditë me arbitrat shqiptarë, është një TURP dhe SKANDAL i MADH që ndodh në kurriz të të aftëve, që mesa kam unë informacion, ka të AFTË. Atëherë i bëj thirrje atyre që drejtojnë arbitrat në FSHF, që mos të ndodh KURRË më kjo që ka ndodh, sepse herën tjetër do të ketë emra, për të paaftët që s’e meritojnë dhe të aftët që e meritojnë…!!! /Nga Bardh MAÇI/