Termeti nuk dëmton as ndërtesat e planifikuara të shemben pas 26 nëntorit në Lezhë, por njerëzit dalin në rrugë

Lezha ka qenë një nga qytet që është ndjerë tërmeti i 28 janarit, por sipas burimeve nuk ka pasur dëme në banesa. Mësohet se lëkundja nuk ka sjellë dëme as në banesat që ishin planifikuar për t’u shembur pas tërmetit të 26 nëntorit. Pas kontakteve nga prefektura kanë dalë në terren për të inspektuar pikërisht ato banesa të dëmtuara nga ajo lëkundje tragjike dhe nesër do të dalin me një raport përfundimtar. Nga ana tjetër, dhjetëra qytetarë kanë planifikuar për të kaluar natën në makina për shkak të panikut dhe frikës. /Nga Elvis HILA/