
Qendra Evropiane Mesdhetare e Sizmologjisë bën me dije se paraditen e të hënës janë shënuar lëkundje toke në Shqipëri. Tërmeti është i magnitudës 4 ballë i shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë në afërsi të Himarës.
Lëkundjet kanë ndodhur 20 km në veri të Himarës, dhe 30 km në verilindje të Vlorës. Epiqendra ka një thellësi prej 2 km. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:56 të paradites.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!