Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë mbrëmjes në zonën e Malësisë së Madhe. Ndërsa epiqendra ishte në Malësinë e Madhe, lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Koplikut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundjet u ndjenë rreth orës 19:51 dhe ka qenë i shkallës rihter 2.8 ballësh. Lëkundja konsiderohet e lehtë dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.