Tërmet i fuqishëm në Turqi, lëkundjet ndihen deri në Stamboll…

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter tronditi sot pasdite Turqinë Perëndimore.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare bën me dije se epiqendra e tërmetit është 55 km nga qyteti Adapazarı, ndërsa thellësia fokale ka qenë 2 km.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, ndërsa Daiy Sabah ka thënë se tërmeti është ndjerë deri në Stamboll.

Pas tërmetit të parë, pati një lëkundje të dytë me magnitudë 4.3 ballë. Mediat turke kanë publikuar pamjet kur njerëzit largohen të tmerruar nga supermarketet apo bar-et në momentin e lëkundjeve të forta.


Sjellim në vëmendje që Turqia dhe rajoni në përgjithësi kanë pasur një aktivitet të lartë sizmike përgjatë viteve të fundit.

Open

Close