Në një kohë kur sot pritej që seanca plenare e Kuvendit të transmetohej live, ashtu si çdo herë tjetër, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Shkak është bërë fakti pasi Televizioni Publik Shqiptar nuk u ka dhënë sinjal televizioneve, përfshi edhe ‘News24’, pasi ka kërkuar pagesë kundrejt këtij shërbimi.
Ky fakt, i cili kaloi në përmasat e skandalit, ka qenë jo vetëm shqetësim për mediat vizive, por u ngrit në Kuvend edhe nga Partia Demokratike dhe LSI. Ishte pikërisht kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i cili pohoi se drejtori i TVSH-së ka vendosur tarifa që nuk përballohen. Por pas reagimeve të opozitës, mësohet se TVSH është tërhequr nga vendimi, ndërsa ka lejuar marrjen e sinjalit edhe nga televizionet e tjera, ashtu si në çdo senacë plenare.
Por ku vendim cënonte të drejtën e publikimit për informim, pasi në vendin tonë, mundësia për të prodhuar sinjal transmetimi e ka vetëm TVSH-ja, ndërsa televizionet e tjera e kanë të pamundur.
Vendimi i TVSH për “blackout” të parlamentit nga solli reagime të ashpra nga kampi opozitar, siç ishte deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi këtë një akt të rëndë. Ndërkohë, ish-kreu i LSI-së, aktualisht kryetar i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili tha Kuvendi është kthyer në sekt ku mohohet edhe fjala e lirë. Ndonëse TVSH rikthehu sinjalin, i cili nuk dihet nëse është një vendim i përkohshëm, seanca plenare u ndërpre për pak minuta me kërkesë të PD. Pak para se Spaho të kërkonte ndërprerjen e seancës, ka qenë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci që ngriti shqetësimin e tij se kjo çështje duhej të shihej, ndërsa shtoi se në bazë të rregullores së Parlamentit, disa seanca duhet të transmetohen live.