“Duhet të vallëzojmë në mes informacioneve, të marrim thërrimet dhe të lidhim pjesët e duhura për të arritur tek e vërteta”. Kështu shprehet një burrë rreth 50 vjeç. Me dy mars, ka ngarkuar një video në kanalin e tij në YouTube, që në pak orë është parë 7 mijë herë, ka patur qindra shpërndarje në rrjete sociale dhe në platformën e videove.
Këto racione të “informacioneve kundërthënëse”, i kanë mundësuar autorit të 10 minutave në lidhje direkt streaming ta titullojë videon “Rrjeti 5G dhe coronavirusi, provat”. Është vetëm një video në me stë shumtave, në mes dhjetra e qindra që këto ditë, po shumëfishohen në rrjet bashkë me artikuj, blogje dhe postime në grupe të shumta në Facebook, në të cilat profilizohen teori konspirative kundër teknologjisë 5G.
Vetë autori i videos, në këtë rast kujdeset të flasë për prova në mes thojzave. Në rastin specifik, “nëna e të gjitha provave” është vendimi i Shteteve të Bashkuara të përjashtojnë përdorimin e teknologjisë 5G të prodhuar në Kinë. Por janë në të njëjtën linjë edhe të tjera përmbajtje, shumë të përhapura online. Një nga tezat më të bashkëndara është ajo që e sheh coronavirusin efekt të një intoksikimi nga rrezatimet e shkaktuara nga rrjetet e gjeneratës së re.
Grupet dhe faqet e fansave që bashkëndajnë edhe teoritë konspirative kundër rrjetit 5G të prodhimit kinez, janë mëse dhjetë. Më i madhi ka rreth 11 mijë antarë, të tjerët variojnë nga 2 mijë deri në 5 mijë. Janë një porcion i një rrjeti shumë më të gjërë, shumë aktiv në Britaninë e Madhe, në SHBA dhe në vende të tjera të Europës kontinentale si Franca dhe Gjermania. Por nuk duket se ka lidhje direkte në mes kombeve të ndryshme, edhe pse ka raste kur fotoja e grupit është e njëjta.
Në mbështetje të tezës se coronavirusi është shkaktuar në ndonjë mënyrë nga rrjetet 5G, janë dy argumentime: E para, Wuhan është qyteti i parë që ka futur këtë teknologji. Dhe është e vertetë, por Wuhan është një nga 16 qytetet pilot për implementimin e kësaj teknologjie. Lidhja në mes Wuhan, qendër e pandemisë me rrjetin 5G, nuk vërteton në asnjë mënyrë një marrëdhënie shkak- pasojë mes dy gjërave.
Teza e dytë mbështet idenë se rrjeti 5G është përgjegjës për rrënimin e sistemit imunitar njerëzor. Në mbështetje të këtij argumenti janë studime të pavarura, por asnjëherë të miratuara ose konfirmuara nga komuniteti shkencor.
Teoritë e komplotit gjejnë terren pjellor në rrjete sociale. Ushqejnë shpesh herë dyshimin që, sqarimet zyrtare fshehin të vërteta më të thella. Dhe që shpjegimet e tyre, i zbulojnë. Shpesh nuk bazohen në prova, por lidhin ngjarje në pamje të parë të palidhshme mes tyre, por pa sjellë prova në mbështetje të tezave të tyre. Forca e tyre është pikërisht në këtë: Mosmbështetja e tyre mbi fakte, i bën të pacenueshme nga përgënjeshtrimi përmes provave.
YouTube mbetet kanali i privilegjuar për përhapjen e teorive konspirative dhe komplotiste në rrjet. Shoqëria, e kontrolluar nga Google, ka njoftuar prej pak kohësh se ia ka dalë të zvoglojë numrin e video konspirative “të sugjeruara” nga motorët e kërkimit me 70%. Por disa studime tregojnë se realisht, objektivi i arritur është vetëm 40%. Dhe në këto javë, teoritë e komplotit më popullore kanë të bëjnë jo rastësisht me përhapjen e coronavirus që me rrjetin 5G, kanë emërues të përbashkët matricën “kineze” dhe kaq ka mjaftuar për shumë vetë që bëjnë lidhje fantazie. Kjo, jo sepse rrjeti 5G nuk shqetëson.
Në një relacion të përvitshëm të Departamentit të Informacionit për Sigurinë e Republikës së Itralisë, shkruhet se “implementimi i 5G-së po karakterizohet nga një skenar i dominimit teknologjik të disa aktorëve dhe shqetësimit të të tjerëve, përballë rrezikut të abuzimit të infrastrukturave të reja për qëllime jomiqësore”. E kështu duket do të vazhdojë të jetë edhe në vitet e ardhshme. Asnjë referim direkt për Huawei dhe Kinën. Por gjithsesi, bëhet fjalë për konfirmime që Sherbimet e kanë mjaft të lartë nivelin e kujdesit. /Nga Arcangelo ROCIOLA, përktheu dhe përshtati ShkodraWeb Media/