Prej më shumë se një muaji është shpërndarë spekulimi i tmerrshëm që konsipacionistët, teoricienët dhe fetarë të ndryshëm kanë parashikuar se me datë 23 shtator do të nisë shkatërrimi i botës, kur një planet ende jo i identifikuar mirë do godasë planetin tonë.
Kjo teori lidhur me planetin Nibiru është bazuar edhe në pjesë biblike që në dukje mbështesin një parashikim shekullor të fundit të botës. Një numerolog kristian pohon se bëhet fjalë për një varg në Bibël që dëshmon se bota do të përfundojë më 23 shtator.
Konspiracionet rreth planetit misterioz të quajtur Nibiru sugjerojnë se ai mund të drejtohet drejt Tokës për ta shkatërruar atë më 23 shtator.
Por NASA ka hedhur poshtë pretendimet, duke këmbëngulur se teoria e Planet X është thjesht një mashtrim, megjithatë NASA është akuzuar fuqimisht se po fsheh provat për shkatërrimin e Tokës, sepse zbulimi nuk erdhi prej saj por nga njerëz që nuk bëjnë pjesë në të.
Mediat e huaja ngrenë dyshime duke pyetur a do te shpërtheje nesër nje vullkan i fjetur që kërcënon Evropën? Campi Flegrei është një krater i fjetur i zjarrit dhe llavës në Itali dhe është Napoli ai që flitet se rrezikon shpërthimin. Por ekspertët kanë thënë se po tregon shenja të zgjimit pas dekadash të pasivitetit dhe duket i vendosur të godasë.
Një raport tronditës i botuar në fillim të këtij viti zbuloi se vullkani ka arritur një “fazë kritike” dhe mund të shpërthejë.
Dhe tani ka alarm se dhoma e “zonës së nxehtë” mund të shpërthejë në çdo moment, duke shkaktuar një fatkeqësi të madhe natyrore.
Një studim i botuar në raportet shkencore të revistës natyrore raporton se shpërthimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe është një rrezik i madh.
Dr Christopher Kilburn, nga Qendra e Hazardit në Universitetin e Londrës, tha:
“Duke studiuar se si toka ka plasur dhe lëviz, mendojmë se mund të afrohet në një fazë kritike ku trazirat e mëtejshme do të rrisin mundësinë e një shpërthimi imperativ ndaj autoritetet janë të përgatitur për këtë”.
Por tani është pohuar se vullkani do të shpërthente nesër – që do të përputhet me “ardhjen e Nibiru”, transmeton Panorama.
Teoricienët e konspiracionit janë të bindur se një botë tjetër e huaj, e njohur edhe si Planet X, do të përplaset në Tokë ose do të ketë një katastrofë të afërt në 23 shtator 2017.