Teoria e “faktit të kryer” dhe “30 korriku” si skemë për të shtyrë Opozitën e Bashkuar në shinat e “30 qershorit”

Dje Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit e sot Alfred Peza nga portali i tij, treguan qartë qëllimin e mazhorancës së majtë për “ndryshimet kushtetuese”. Ligjëratën e tij në parlament Balla e përfundoi dje duke aluduar se Opozita e Bashkuar do të deklaronte se nuk do të hynte në zgjdhje si me 30 qershor 2019. Ndërsa në një analizë të sotme, Peza e nis me “30 qershorin” dhe rikthehet më pas tek “30 korriku” (shih foton më poshtë).

Më shumë se një vit më parë, kemi shkruajtur për “teorinë e faktit të kryer” që mazhoranca po i vinte përballë Opozitës së Bashkuar (klikoni KËTU për ta lexuar). E njëjta skemë po përdoret edhe tani. Përësri në sytë e “arbitrave” Ndërkombëtarë, të cilët shkojnë e vijnë sa nga njëri krah tek tjetri e në finale, të jeni të sigurtë, do të thonë refrenin e zakonshëm “çeshtje të brendshme të Shqipërisë, ti zgjidhin vetë aktorët politikë”.


Edhe në rastin e ndryshimeve kushtetuese që do të votohen me 30 korrik, Opozita e Bashkuar po vihet përballë faktit të kryer. Madje, si në rastin e “30 qershorit”, bashkë me Presidentin e Republikës. Deklaratat e Opozitës së Bashkuar dhe ato të mazhorancës, janë thuajse identike si në rastin e para e pas “30 qershorit”. Njëra palë paralajmëron “situata të paparashikueshme”, ndërsa pala tjetër flet në emër të “85% të shqiptarëve që duan ndryshimet kushtetuese”. Një personi që nuk ka jetuar e lexuar në vijimësi këtë vitin e fundit zhvillimet në këtë vend, i duken pa më të voglin dyshim copy- paste të dy situatat.

“E yjet rrijnë e vështrojnë…” ose për vendin tonë, shqiptarët rrinë e vështrojnë. Në këtë vend, çdo gjë, nga më të thjeshtat deri më të rëndësishmet, ideohen dhe miratohen e vendosen nga vetëm një person, Edi Rama! As Opozita e Bashkuar (e vërtetë e këtij vendi), as Presidenti i Republikës, nuk kanë më zë në kapitull. Madje këtij të fundit, i kërkojnë, në fakt sipas Kushtetutës aktuale, të jetë thjeshtë noter i ligjeve që miraton shumica në parlament.

Mendojeni më me qetësi, pa syze politike, a nuk jemi përballë të të njëjtës skemë qi parapraiu dhe pasi edhe “30 qershorin”?! A nuk po vihet sërish Opozita e Bashkuar e Presidenti i Republikës para faktit të kryer nga kjo mazhorancë, tashmë e përforcuar edhe nga e ashtuquajtura “opozita e re” në parlament?!

Shpresojmë e urojmë të jemi të gabuar në këtë paralele të hequr në mes “30 qershorit” e “30 korrikut”. “Ëndrra” tashmë publike e Edi Ramës, është që Opozita e Bashkuar të deklarojë mospjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare. Madje kryeministri po përpiqet, po e shtyn drejt atyre shinave. Përsëri në sytë e Ndërkombëtarëve, pa një arbitër siç mund të ishte Gjykata Kushtetuese…

Por nëse “30 korriku” do të realizohet sipas skenarit të njohur e të publikuar nga kjo mazhorancë, pasojat për këtë vend do të jenë të rënda dhe afatgjata.Pas 60 bashkive, në të njëjtën ngjyrë rrezikon të ngjyroset për një kohë të gjatë edhe pushteti qendror. E nëse ndodh këtë herë, përgatituni…45 vjet nuk janë shumë për atë që ka pushtetin si qëllim! /Shënim i ShkodraWeb Media/

 ABCOM ║ VODAFONE