Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 tek Ura Dajlanit. Viktima është shtetasja T.R 53 vjeç e cila është përplasur teksa ka tentuar të kalojë rrugën. “Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.