Tentoi të kalojë 16 mijë euro pa i deklaruar në doganën e Rinasit, procedohet penalisht 28 vjeçari…

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.euro1 Sekuestrohen 16 000 euro, procedohet penalisht poseduesi.


Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj kr.i.meve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.