Shkruan ne Facebook tenori i mirenjohur Agim Hushi, i cili hoqi dore nga nenshtetesia shqiptare duke marre ate australiane: Te dashur Miq!
Vertet ngela i shtangur me kete shperthim online dhe menyren se si po lexohet nje zhgenjim njerzor, qytetar dhe te nje personi qe Shqiperine dhe familjen i ka gjerat me te shenjta te tij.
Jam mesuar gjith jeten te jem pre e cmirzinjeve dhe njerezve te parealizuar por sme ka ndodhur kurre qe nje mesazh i qarte qytetar te lexohet me koke poshte dhe ku njerez qe as e kam iden se egzistojne dhe me te cilet sjam pare kurre ne kete jete te futen ne profilin tim dhe me nje gjuhe viktimash te deshperuar shfryjne pezmin e tyre personal, pa llogjike, te verber jo per fajin tim natyrisht!
Une atdheun tim e dua dhe do ta dua sa te jete jeta, mbi te gjitha me vepra; perfshi dhe kete postim!
Une atdheun smund ta lidh me nje klase politike qe me ka zhgenjyer cdo dite timen!
Dhe teksa gjej dashurine dhe respektin njerzor ne nje vend te huaj ska se si mos te me vij turp qe i kam bashkekombas kete race maskarenjsh qe kemi mbi krye
Cka ketu tragjike ne kete qendrim?
Ju uroj nje fund jave te bukur dhe te lumtur me familjet tuaja!
Juaji. /ShkodraWeb/