Skip to content
9 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Telefonuan njërin nga dy kandidatët për kryebashkiak të Shkodrës në 2023 për ta votuar”, si u zbuluan dy shkodranët e ISIS në Siri…

ShkodraWeb 22 February, 2026
kamp siri grua

Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban në një intervistë për Top Channel, tregoi se në burgjet e Sirisë aktualisht janë 8 shtetas shqiptarë ish- luftëtarë të ISIS.

Sipas tij dy të tjerë janë ndarë nga jeta tek sa mbaheshin në burgun Shaddadi. Burime nga inteligjenca shqiptare i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se si arritën tejet rastësisht të zbulojnë se në Siri vijojnë të jenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë kapur asnjëherë prej autoriteteve kurde.

Ata janë nga qyteti i Shkodrës të larguar për t’ju bashkuar ish Shtetit Islamik në 2013-tën.
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 2023 ata kanë telefonuar njërin prej dy kandidatëve duke i shprehur dëshirën e rikthimit në atdhe e votuar për të.
Kandidati i ka treguar se ata mund të kthehen por do ti duhet të përballen me drejtësinë, pasi vendi ynë ka të miratuar një ligj, për dënimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë vendit.

Kjo ka frenuar dëshirën e tyre për tu rikthyer në atdhe, megjithatë ka zbuluar ekzistencën e tyre të panjohur në Siri deri atë moment. Të njëjtat burime tregojnë se autoritet lokale të inteligjencës, janë vënë në dijeni të kësaj bisede ardhur nga Siria në telefonin e kandidatit për kryetar bashkie.

Ky informacion i ka shkuar departamentit të analizës në Tiranë dhe është avancuar më tej duke hapur dy dosje ndjekje për dy shkodranët në Siri. Është zbuluar tashmë identiteti i tyre dhe njerëzit që i ndihmuan për tu futur ilegalisht nga Turqia në Siri.

Të paktën 150 shtetas shqiptarë, burra gra dhe fëmijë iu bashkuan ish Shtetit Islamik. Shumica e burrave kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve ndërsa gratë e tyre sipas rregullave të ish Shtetit Islamik u martuan përsëri me luftëtar të kombësive të tjera me të cilët edhe kanë lindur fëmijë.

Ata luftuan për Shtetin Islamik nën komandën e Lavdrim Muhaxherit me origjinë nga Kaçaniku, një ish i punësuar nga NATO në Kosovë përpara vajtjes në Siri. Vetë Muhaxheri do të martohej në Siri me një grua nga Tirana pasi iu vra bashkëshorti me të cilën ka edh dy fëmijë tashmë të riatdhesuar në Shqipëri.
Muhaxheri do të vritej më 8 Qershor 2017 nga një sulm ajror i forcave amerikane.

Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban po ashtu tregoi për Top Channel se 8 shqiptarët që aktualisht janë në burgun Shaddadi për arsye sigurie planifikohet prej qeverisë së re siriane të transferohen në Irak. /TCH/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Largoni menjëherë forcat policore nga Rrjolli”, ish- deputeti Romeo Gurakuqi: Të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm
Artikull pasardhës: Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta, fitorja e 20-të me nokaut për kampionin shqiptar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.