Skip to content
14 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Telashet nuk kanë të sosur për Adriatik Llallën, KLSH zbulon shkeljet e rënda të bëra nga ai

ShkodraWeb 13 February, 2018
klshLlalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, i ka dorëzuar pasardhëses së tij, Arta Markut, një institucion kaotik, pa objektiva strategjike, me struktura të pabazuara në rregullore, me mbledhje të pa dokumentuara, me një audit të brendshëm jashtë funksionit etj.

Rrëmuja në organin qendror të akuzës është konstatuar nga një grup auditi i Kontrollit të Lartë Shtetit. Raporti i kontrollit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, është firmosur nga kreu i KLSH në 15 dhjetor 2017, tre ditë para largimit të Adriatik Llallës dhe emërimit të Arta Marku, përmes një seance të paprecedentë.

Në raport thuhet gjithashtu se makinat që kanë dalë nga magazinat për prokuroritë e rretheve nuk janë shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi, ndërsa komisioni i posaçëm ka marrë në dorëzim mallra pasi kishin hyrë në magazinë. E njëjta situatë dhe i njëjti mentalitet është reflektuar edhe prokuroritë e rretheve, ku janë mbajtur të ‘ngrira’ dosjet e krimit të korrupsionit, janë mbyllur dosje si dhe janë ndryshuar akuzat në mënyrë të paligjshme.

Shembulli me ilustrues për këtë situatë është Prokuroria e Elbasanit, ku menjëherë pas largimit të drejtuesit, janë hapur disa dosje të rënda korrupsioni dhe krimi. Për këtë situatë, kryeprokurorja Arta Marku ka ngritur një grup pune, i cili po kontrollon veprimtarinë e të gjithë prokurorëve.

Jashtë kontrollit

Në raport thuhet se vitet e fundit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk funksiononte auditi i brendshëm. “Nga auditimi mbi veprimtarinë e Njësisë së Auditit të Brendshëm u konstatua se plani strategjik & plani vjetor gjatë periudhës objekt auditimi, nuk i është përmbajtur formatit sipas manualit të auditimit të brendshëm, i cili duhet të përmbajë misionin, vizionin, objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhë 3-5 vjeçare, sikundër kërkohet në ligjin nr. 114 datë 22.10.2015.

Nga auditimi u konstatua se, në raportet e monitorimit për 4 mujorët e vitit 2017, institucioni ka paraqitur: raportin sipas tabelave standarde të miratuara në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016; dhe relacionin shpjegues për mospërputhjet ndaj parashikimeve të periudhës raportuese; por nuk është shprehur mbi masat korrigjuese që duhen ndërmarrë, sikundër e kërkon udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016”, thuhet në raport.

Magazinat e mallrave

KLSH ka konstatuar se nga magazinat kanë dalë mallra pa u shoqëruar me urdhra se në pronësi të kujt do të kalonin. Kjo ka ndodhur edhe me makinat e prokurorëve.

“Nga auditimi i fletë-daljeve të aktiveve nga magazina dhe çregjistrimi në kontabilitet, rezultoi se kalimi i mjeteve të transportit në pronësi të prokurorive të rretheve nuk është shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi, si dhe nuk ka të bashkëngjitur autorizimin e personit për tërheqjen e mjetit, sikundër kërkohet në Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011, në kapitullin III të udhëzimit “Regjistri i aktiveve dhe dokumentimi i lëvizjes se tyre”.

Një veprim i tillë, rrezikon procesin e monitorimit të sistemeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit te njësisë”, vijon raporti. Gjithashtu, komisioni ka marrë në dorëzim mallrat pasi kanë hyrë në magazina.

“Nga auditimi i fletë-hyrjeve dhe fletë daljeve të magazinës u konstatua se, në disa raste relacioni nga komisioni i ngritur për marrjen në dorëzim dhe vlerësimin e mallrave është përgatitur pasi mallrat janë bërë hyrje në magazinë, dhe jo si kundër kërkohet në Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” pika 42-50. Ky veprim shkakton risku se specifikat e mallit të marrë në dorëzim, të mos jenë në përputhje me kriteret e parashikuara”, thuhet në raport.

Plani strategjik

Sipas raportit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është rishikuar plani strategjik, duke ndikuar në mospërcaktimin e qartë të proceseve të punës. “Nga auditimi u konstatua se, përgjatë periudhës objekt auditimi, Institucioni ka vijuar të mbështetet në planin strategjik 2015-2017.

Ky plan nuk është rishikuar në mënyrë periodike dhe më pas miratuar nga nëpunësi autorizues i njësisë publike, duke reflektuar objektivat strategjikë, prioritetitet e institucionit dhe planet e veprimit, të cilat janë në zbatim të strategjisë ndërsektoriale, sikundër kërkohet në Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010.

Mos rishikimi i Planit Strategjik, në institucion ka shkaktuar mos rishikimin e vazhdueshëm të objektivave të programeve, aktiviteteve dhe projekteve, që duhet të realizohen përmes proceseve të punës. Sa më sipër gjithashtu ndikon në mos përcaktimin e qartë të proceseve të punës”, thuhet në raport.

/Shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: Goditet grupi që shpërndante drogë afër shkollave, bien në pranga 3 persona (emrat)
Next: Qeveria “shah- mat” avokatët, duke filluar që nga 1 prilli ata do të paguajnë…

TË FUNDIT

karakaci aeroporti vlore 2026

DOKUMENTI – “30 ditë afat…”, ministri Karakaçi “humb durimin” për aeroportin e Vlorës, ultimatum ortakëve

ShkodraWeb 29 May, 2026
temu

200 milionë euro për tregtimin e produkteve të rrezikshme online, Bashkimi Europian gjobit platformën “Temu”

ShkodraWeb 28 May, 2026
cylybyli nafta 2026

NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

ShkodraWeb 23 March, 2026

TË FUNDIT

  • Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun 13 July, 2026
  • “Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze 13 July, 2026
  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shorti superliga 2026-2027

Abissnet Superiore 2026/2027, hidhet shorti i kalendarit të sezonit të ri, Vllaznia përballet me Skenderbeun

ShkodraWeb 13 July, 2026
koceku flamingot

“Europa të jetë më shumë kritike ndaj qeverisë”, Marjana Koçeku intervistë edhe për median holandeze

ShkodraWeb 13 July, 2026
padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.