Flamurtari humb një tjetër gjyq. Këtë herë është sulmuesi Jurgen Vatnikaj, ai që del lojtar i lirë dhe klubi vlonjat detyrohet t’i paguajë katër rroga. Zbulohet nga burime të sigurta se në gjyqin e zhvilluar sot në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, përfaqësuesit e Flamurtarit nuk kanë denjuar të marrin pjesë.
Kësisoji, DHZK pasi ka parë pretendimet e futbollistit, ka pranuar pjesërisht kërkesat e tij, duke e shpallur të lirë dhe njëkohësisht detyruar Flamurtarin t’i japë katër rroga. /PanoramA/