
Mesohet se pasditen e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka mbërritur nga pala italiane një tjetër fashikull me 380 faqe që vlen për palën shqiptare në hetimet e nisura për Saimir Tahirin në dosjen e Habilajve.
Lajmi është konfirmuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. Pala italiane i është përgjigjur palës shqiptare për ndihmë juridike në procesin që ka nisur në Shqipëri.
Burimet pohojnë se përmbajtja e 380 faqeve që ka mbërritur sot është e vlefshme edhe për përballjen e ditës së nesërme në Këshillin e Mandateve ku do të vendoset fati i imunitetit të Tahirit. Materiale voluminoz prej 380 faqesh është përkthyer nga gjuha italiane dhe ka marrë vulat.
[democracy id=”5″]