“Te Vllaznia nuk ka më probleme pagash”, Hysen Dedja pas ndeshjes me Luftëtarin: Fitorja e parë rrit optimizimin

Hysen Dedja gjen fitoren e parë te Vllaznia, pikërisht ndaj një prej skuadrave të cilën e ka drjetuar afro dy dekada më parë, Luftëtarin. Pas ndeshjes, në një prononcim për “Supersport”, Dedja ka pohuar: “Për pozicionin që kemi është i rëndësishëm tri pikëshi për çdo kundërshtar që kemi përballë, Luftëtari është në fundin e tabelës por jemi edhe ne në momente jo të mira e duhet që të shpëtojmë nga kjo zonë. Pavarëisht rezultatit, mund të shënonim më tepër.

Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, skuadra reagoi në dy drejtime që i kem vuajtur në këto takime nën drejtimin tim, përplasjen me kundërshtarin, vrapimin në fushë dhe qarkullimi i topit. Kemi rritur komponentët dhe mendoj në ndeshjet e ardhshme kam shpresë që mund të rritet finalizimi në portë.


Nuk mund të them me përqindje shanset që kemi që mund të mbijetojmë e dalim jashtë “play-out”, varet edhe nga kundërshtari si Bylis. Shpresojmë që të mos gabojmë më. Nuk na falet të gabojmë më. Tani jemi me dritat e ndezura”.

Skuadra

Lojtarët më përgjigjen me sa kanë mundësi për momentin edhe pse rezultati është i ngushtë, pashë një lloj përgjegjësie, edhe te lojtarët me eksperiencë, edhe pse u demoralizova te kartoni i dytë i verdhë i Malotës. Janë larguar disa lojtarë që kanë mbyll kontratën dhe jemi defiçit me lojtarë. Qyteti e ndjen shumë, e vuan se nuk është mësuar ta shohë Vllazninë në këto vende”.

Pagat

“Na duhej shumë ky tripikësh, edhe në psikologjinë e këtyre futbollistëve, nuk janë lojtarë që nuk kanë bagazh, dinë të luajnë. Problemet e pagave janë mbyllur, kur jam afruar në ekip kanë qenë të mbyllura, nuk kam më probleme të tilla, tani mendojmë vetëm si të ikim nga kjo zonë”,-tha Dedja në fund të prononcimit të tij.

 ABCOM ║ VODAFONE