
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka folur në prag të ndeshjes që shkodranët do të luajnë në transfertë me Tiranën. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet nesër në 13:45 në “Selman Stërmasi”, me kroatin e stolit kuqeblu që ka treguar se Da Silva do të jetë jashtë dhe se Vllaznia do vijojë të njëjtën formë edhe me kampionët në fuqi të Shqipërisë.
Bukur ta mbyllnit me fitore?
Përshëndetje. Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tona teksa besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do jetë i njëjti rezultat.
Uroj që Vllaznia të provojë fatin si në ndeshjen e parë”, ka thënë Dede. Një koment?
Do luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit që fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën. Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’i thënë trajnerit.
Skema?
Ngarkesa ka bërë të vetën. Da Silva nuk do të jetë sepse ka një dëmtim. Pjesa tjetër do të jetë e njëjtë.
Dunga mungon, kush do shënojë në fund kete here?
Secili lojtar që të na mungojë ndjejmë keqardhje. E përshendes Dungën, ai është I rëndësishëm.
Merkato?
Ka disa deklarime, Lekaj është larguar në Kosovë. Isufaj nuk e di se ku do shkojë. Jemi përqëndruar vetëm te dueli me Tiranën dhe më pas të ulemi të bëjmë bilancin.
Dëshira për vitin e ri?
Të vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti I lojtarëve dhe të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet të vijojmë. Falenderoj të gjithë, mediat, Xhaferin, Voltanën, Suadin dhe gjithë ndihmësit e mi.
Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka folur për mediet në prag të ndeshjes me Tiranën. Kryesuesit luajnë në “Selman Stërmasi” nesër në 13:45 me kampionët në fuqi të vendit, teksa numri 2 i kuqebluve e ka quajtur si ndeshjen e radhës, paçka rivalitetit historik.
Për ne është ndeshja e radhës. Ashtu siç ishin tri pikë të vlefshme me Skënderbeun, mendoj se nuk duhet ta mbivlerësojmë Tiranën apo ta marrim këtë si një ndeshje tjetër, është ndeshja e radhës e kampionatit dhe ta vlerësojmë për aq sa ka merita në këtë momente ekipi i Tiranës.
Emocione? Kjo ndeshje dihet sa vlen dhe emocionet të bëjnë mirë në futboll. Të shkojmë të tregojmë se nuk jemi rastësisht në krye, në futboll ka tre rezultate. Ai që e meriton në fushë, ai ka për të fituar.
Gjashtë pikë diferencë nuk janë shumë. Jemi vetëm në javën e 12 dhe jemi në rrugën e duhur. Gjithkush ka të drejtë të mendojë titullin kampion, të jem realistë edhe ne e mendojmë.
Kemi luajtur me të gjitha skuadrat dhe e dimë se çfarë force kanë. Tifozët e presin titullin kampion, nuk kemi objektiv titullin dhe skuadra nuk duhet futur në këtë presion. Kemi objektiv kupat e Europës, por pse jo kampion nëse vijojmë me këtë rritëm”, tha kapiteni Gurishta.