Skip to content
15 June, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politika

“Të shtyhet ekzekutimi i vendimit për dënimin me burg”, avokatët e Salianjit dorëzojnë kërkesën në Gjykatën e Tiranës…

ShkodraWeb 28 September, 2024
ervin salianji gjykata tirane e larte

Pa humbur kohë, ditën e djeshme ekipi ligjor i Ervin Salianjit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës nëpërmjet të cilës kanë kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi atë me 1 vit heqje lire për kallëzim të rremë.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se kërkesa argumenton se “ekzekutimi i vendimit duhet të shtyhet për shkak të pasojave shumë të rënda që sjell për deputetin siç është ndërprerja e mandatit aktual dhe pamundësia e kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës”.

Ndërkohë që së bashku me këtë kërkesë, avokatët kanë përgatitur edhe shkresën për pezullim të vendimit në Gjykatën e Lartë, e cila do të dorëzohet së bashku me rekursin sapo të zbardhet vendimi i arsyetuar i Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu, mësohet se të hënën pritet kallëzim penal në SPAK ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD ka ngritur akuza në drejtim për 5 vepra penale në drejtim të Xhafajt dhe hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre.

Beteja ligjore e Ervin Salianji po zhvillohet në tre drejtime.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, për kallëzim të rremë në rastin e dosjes “Babalja”. Audiopërgjimi i Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u rrëzua nga Prokuroria dhe u konsiderua provë e falsifikuar.

Prej pasdites së djeshme 27 shtator, Ervin Salianji po vuan në Burgun e Fierit dënimin me burg, ndëshkim të cilin ai e konsideron të motivuar politikisht dhe hakmarrje nga ana e mazhorancës për shkak të denoncimeve të vazhdueshme ndaj qeverisë dhe ministrave.

Trupa e gjyqtarëve që dënoi Salianjin përbëhej nga Iliba Bezati, Elona Toro dhe Genti Shala. Në një reagim për mediat, Gjykata e Apelit njoftoi se vendimi ndaj deputetit demokrat u mor në mënyrë unanime.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kush e përdori Salianjin për të krijuar një dosje për Xhafajn dhe kush i dha garanci se s’do të preket nga drejtësia?
Artikull pas: “Mosbindje civile deri në formimin e një qeverie teknike”, Sali Berisha: Kjo është rruga e vetme, PD në sulm…

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025

TË FUNDIT

  • NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër 15 June, 2025
  • VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona… 15 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025… 15 June, 2025
  • Vllaznia U-19 e Elvis Plorit fiton turneun “Eagle Cup”, mjafton goli i Kubazit për të mposhtur Hellas Verona 14 June, 2025
  • EMRI – Vritet me thikë në Itali shqiptarja 45- vjeçare, nënë e sy fëmijëve, dyshohet ish- bashkëshorti 14 June, 2025
  • FOTOLAJM – 35 vjet më parë do të ekzekutohej në postën kufitare të Hanit të Hotit i riu shkodran… 14 June, 2025
  • Arrestohet 40- vjeçari në Shkodër, i dehur në drejtim të makinës, në kërkim edhe 45- vjeçari nga Velipoja 14 June, 2025
  • VIDEO – “Pajtohuni ju të dy…”, Gjergj Luca ndërmjetës mes Trump dhe Musk: Ne rrimë edhe pa bukë… 14 June, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 qershor 2025… 14 June, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

IMG_3792
  • Dossier

NGA ALBERT VATAJ – Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

ShkodraWeb 15 June, 2025
IMG_3786
  • Kryesore

VIDEO – Operacioni “Koordinata”, kapen dhe asgjesohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen disa persona…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
moti 8 vjet shwm
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 qershor 2025…

ShkodraWeb 15 June, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.