Ministri Sandër Lleshaj ishte sot në Shkodër, ku është takuar me strukturat e Policisë së Shtetit, për të diskutuar punën e bërë në luftën kundër kanabisit.
Pas takimit me drejtues të policisë vendore, ministri Leshaj deklaroi për mediat se po bëhet maksimumi që paratë e drogës të mos përdoren nga krimi në fushatë elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Ne po angazhohemi shumë. Duam që edhe këtë vit luftën kundër kanabisit ta përfundojmë para se vetë fushata elektorale të fillojë. Të shterojmë çdo përpjekje për interferim. Kjo punë do të ketë sukses të padiskutueshëm”, tha Lleshaj.