Fillisht, të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjykatës së Apelit. Paraprakisht dyshohet se një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë, po jo nga armë zjarri por me mjete të forta, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
I plagosuri është transportuar në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Ende nuk dihet motivi i këtij konflikti, në minutat në vijim pritet të ketë më tepër detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Nga ana e saj, Policia e Shkodrës në një sqarim për mediat, mohon të ketë persona të lënduar.
“Ne Shkoder, ne sallen operative te DVP Shkoder ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme zjarri ne afersi te Prokurorise. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga krehja e zones nga sherbimet e Policise deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e as te lenduar e viktima.
Sherbimet e Policise po vijojne krehjen e zones , per te zbardhur telefonaten,qe rezulton deri tani e pavertete, pasi ka pasur vetem nje konflikt fizik e verbal midis dy bashkshorteve qe po shoqerohen ne Komisariat per sqarime e metejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.