Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit si dhe 6 humbje jete. Nga 1 mijë e 25 teste, 128 dolën të infektuar kurse 137 në këto 24 orë ia dolën të fitojnë luftën me COVID-19.
Shkupi regjistroi më shumë raste sot, 52 ndjekur nga Shtipi 29 teksa shihet një rënie drastike e rasteve në qytetet shqiptare, përjashtuar Gostivarin që kishte 13. Por ishte kryeqyteti që sot gjithashtu regjistroi edhe 108 të shëruar, sa dyfishi i të infektuarve në 24 orët e fundit.