Të premten Vllaznia do të nisë procedurat e privatizimit, do të nxirren në shitje aksionet e Shoqërisë Aksionare…

Ndryshimet në klubin shkodran kanë nisur që nga dita e parë kur Alban Xhaferi u prezantua si sponsori i ri Vllaznisë.


Kuqeblutë janë përfshirë në një revolucion total duke nisur nga kupola drejtuese, për të vijuar me stafin teknik dhe deri tek afrimi i 16 lojtarëve të rinjë dhe shumë largimeve.

Ndryshimet nuk përfundojnë këtu pasi “BalkanWeb” mëson se të premten, më në fund, pas një karvani të gjatë, klubi shkodran do te nise procedurat per shitjen e aksioneve.

Kjo është një lëvizje që pritej prej kohësh, e paralajmëruar edhe më herët nga drejtuesit aktual të Vllaznisë, Bashkia Shkodër. Pas një periudhe negocimesh, të premten do të nisin edhe procedurat zyrtare për të kaluar klubin në duart e sponsorit të ri, Alban Xhaferri.

Pas shumë vitesh orvatje duke mbijetuar me shumë vështirësi dhe duke zbritur një kategori më poshtë dy vite më parë, tifozët shkodran shpresojnë shumë që më këtë lëvizje klubi më i vjetër në Shqipëri të rikthehet aty ku i takon.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel