Të premten mblidhet Kuvendi i ri, ish- kryeministri Sali Berisha tregon vendimin e tij përfundimtar…

Ndërkohë që na ndajnë pak ditë nga nisja e punimeve të Parlamentit të ri, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë në Kuvend në 10 shtator.

Gjatë intervistës në emisionin “Now” në “Euronews Albania” ish-kreu i PD tha se do të jetë në Parlament në përputhje me vullnetin e zgjedhësve shqiptarë,

Pyetje: Ditën e premte nis punimet Kuvendi? Çfarë do të bëni?

Përgjigje: Ditën e premte Sali Berisha do jetë në Parlament në përputhje të plotë me vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Nuk fshihem prapa mandatit, sovrantitet, prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim, sovranitetin e vendit tim. Në asnjë lloj rrethane nuk mund ta shkelmoj atë përveçse ta respektoj. Dinjiteti njerëzor është thelbi i lirisë së njeriut. Mandati i Sali Berishës është i Parlamentit jo i deputetit. Nuk bëj asgjë tjetër me aktin tim, përveçse i nënshtrohem sovranitetit, i nënshtrohem Parlamentit dhe dinjitetit njerëzor. Më mbështesin me qindra, jo demokratë, njerëz që nuk kanë votuar kurrë Sali Berishën.

ShkodraWeb Channel

Open

Close