Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllime të qarta politike”, pas akuzave për blerje votash, reagon Broz Pjetrani

ShkodraWeb 10 May, 2025
broz pjetrani reagim blerje votash 2025

Reagim publik

Në lidhje me deklaratën e bërë publike së fundmi, ku përmendet emri im në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pabazuar, dëshiroj të shpreh me vendosmëri se akuzat ndaj meje janë tërësisht të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllime të qarta politike.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk kam qenë i përfshirë në veprime që cenojnë procesin zgjedhor apo që përbëjnë shkelje të ligjit. Si administrator i Njësisë Administrative Dajç, kam ushtruar dhe vazhdoj të ushtroj detyrën me ndershmëri, transparencë dhe në shërbim të qytetarëve.

Ky është një sulm i ulët, që tregon qartë humbjen madhështore që pret Partinë Demokratike në Dajç, dhe dëshpërimin që i ka kapur përballë mbështetjes së gjerë që qytetarët po i japin alternativës sonë.

Akuzat për “blerje vote”, të mbështetura në thashetheme dhe pa asnjë provë, përbëjnë një tentativë të rëndomtë për të më përfshirë në një lojë politike, në të cilën nuk kam qenë dhe nuk do të jem pjesë.

Ftoj publikisht SPAK-un dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese të hetojnë çdo pretendim, dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë sa më parë.

Unë nuk kam asgjë për të fshehur dhe çdo përpjekje për të më dëmtuar imazhin do të marrë përgjigjen e merituar në rrugë ligjore.

Dajçi nuk meriton që në ditë të tilla të rëndësishme për demokracinë, vëmendja të zhvendoset nga procesi zgjedhor te shpifjet. I bëj thirrje çdo qytetari të mos bjerë pre e këtyre manipulimeve dhe të ruajë besimin te drejtësia dhe te forca e së vërtetës.

Broz Pjetrani
Administrator i Njësisë Administrative Dajç

Post navigation

Previous: “Denoncime për blerje votash…”, Partia Demokratike Shkodër publikon emrat në nivel qarku
Next: VIDEO – Pas pastrimit nga dajlanët dhe pinarët, lumi Buna “ringjallet” duke iu rikthyer ngjyrave natyrore

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet i vrarë në automjet një shtetas, ngjarja e rëndë në aksin Prekal- Kir… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.