Skip to content
16 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë

“Të paktën 9 shqiptarë kanë humbur jetën nga virusi në SHBA”, Ambasada Shqiptare me deklaratë publike…

ShkodraWeb 4 April, 2020
faber ambasadore shba

Të nderuar anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA

Në kuadër të situatës së krijuar nga CO VID-19, Ambasadorja Floreta Faber ka zhvilluar një sërë komunikimesh telefonike me drejtues të Organizatave dhe Shoqatave, përfaqësuesit fetar në disa shtete si dhe me anëtarë të spikatur të komunitetit shqiptare-amerikan. Në proces të informimit sa më gjërë mbi siutatën dhe mbi gjendjen shëndetësore të anëtarëve të komunitetit, përfaqësuesit kanë konfirmuar se deri më tani, nga informacionet që disponojnë nuk ka përpahje në masë të rasteve të testuar pozitivisht me CO VID-19 në shtet respektive.

Fatëkeqësisht tabloja është krejt ndryshe në Nju Jork dhe Nju Xhersi ku ka mjaft qytetarë në gjendje të rënduar. Të paktën nëntë anëtarë të komuniteti shqiptarë kanë humbur jetën, tre nga Shqipëria, katër nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Mali i Zi. Ambasadorja gjen rastin të shprehë ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e viktimave. Mbi tridhjetë anëtarë nga komuniteti ynë janë evidentuar në faza të ndryshme të sëmundjes. Me disa prej tyre është komunikuar drejtëpërdrejtë në telefon, të cilët kanë informuar se simptomat e sëmundjes janë të rënda, por fatmirësisht të kalueshme në kushte shtëpie. Bazuar në informacione, individët trajtohen në spital vetëm kur janë në gjendje tepër kritike dhe kanë probleme me frymëmarrjen dhe kërkohet mbështetja e tyre me respiratorë.

Është kënaqësi të shikosh së komuniteti shqiptare-amerikane nga e gjithë SHBA kanë organizuar grupe vullnetarësh në ndihmë të anëtarëve të komunitetit të cilët për shkak të moshës e kanë të pamundur daljen për realizimin e nevojave të tyre të përditshme. Në disa raste, komunitetet kanë organizuar ngritje fondesh që mund të përdoren në javët e ardhshme. Veçanërisht për t’u përshëndetur është puna e komuniteteve fetare që po ndihmojnë edhe në uljen e stresit dhe ankthit të individëve apo familjeve në këto kohë të vështira.

Ambasadorja falënderoi përfaqësuesit për informacionin dhe për solidaritetin në ndihmë të anëtarëve të tjerë të komunitetit dhe kërkoi mbajtjen e komunikimeve me Ambasadën në këtë situatë të vështirë.

Nga bisedat mësuam se një pjesë e madhe e komunitetit kanë humbur dhe vendet e punës. Ambasada nxit anëtarët e komunitetit të jenë të vemendshëm ndaj udhëzimeve të dhëna nga shtetet përkatëse për të përfituar nga ndihmat financiare të ofruara nga shteti amerikan. Vetë ambasada do mundohet të përmbledhë këto informacione dhe ti ofrojë në gjuhën shqipe dhe të ofrojë adresat ku duhet të drejtoheni në çdo shtet.

Në ditët në vijim do vijojmë me kontaktë të përditshme me anëtarë të tjerë të komunitetit në shtete të tjera ku ka një përqëndrim të lartë të komunitetit shqiptar. Ambasadorja tashmë ka biseduar me përfaqësues në disa qytete të shteteve të Nju Jorkut, Miçiganit, Teksasit, Shtetit të Uashingtonit, Kalifornisë, Floridas dhe Filadelfias. Në se përfaqësuesit e shoqatave që dëshirojnë të komunikojnë me Ambasadoren apo stafin e ambasadës, për pyetje apo për të ndarë informacione mbi situatën e komunitetit në qytetin e tyre, lutemi na shkruani në adresen embassy.washington@mfa.gov.al dhe ne do ju kontojmë menjëherë.

Tregoni sa më shumë kujdes për vete, familjen tuaj dhe komunitetin që ju rrethon! /Mesazh i publikuar në Facebook nga Ambasada e Shqipërisë në SHBA me ambasadore Floreta Luli Faber/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: EMRI – Policia vë në pranga 31 vjeçarin, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale…
Artikull pas: MINUTA E FUNDIT – Shtohen rastet e të infektuarëve në Shkodër, janë nëntë persona më shumë gjatë 24 orëve të fundit…

TË FUNDIT

faton gjonaj ekstradimi dubai itali 2025
  • Anëmbanë

EMRI – Ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari i shumëkërkuar, drejtuesi i një bande ndërkombëtare…

ShkodraWeb 5 July, 2025
donald trump 2025
  • Anëmbanë

“Kosova e Serbia po shkonin drejt një lufte të madhe”, deklarata e Donald Trump: Por unë i ndala…

ShkodraWeb 27 June, 2025
taulant majal burg perjete itali
  • Anëmbanë

Ekzekutoi vajzën e tij 16- vjeçare dhe një italian në 2023- in, burgim të përjetshëm për shqiptarin…

ShkodraWeb 27 June, 2025

TË FUNDIT

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
  • Vllaznia nënshkruan me sulmuesin e krahut, 23- vjeçari i formuar si futbollist në Belgjikë… 15 July, 2025
  • VIDEO – Shërbimet që ofrohen nga e-Albania, tashmë me asistencë falas pranë Bashkisë Shkodër… 15 July, 2025
  • VIDEO – Vllaznia niset drejt Letonisë me synim kualifikimin, drejtori sportiv Vioresin Sinani optimist… 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
gjyshii rrezikshëm 2025
  • Aktualitet

Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku…

ShkodraWeb 16 July, 2025
zjarr vogel park 2025
  • Kronika e zezë

EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari…

ShkodraWeb 16 July, 2025
amulante parkingje 2025
  • Kryesore

OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.