Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Të nxirren mësime”, DW: 10 vjet para se të merrte pushtetin në 1933, Adolf Hitleri tentoi një grusht shteti…

ShkodraWeb 9 November, 2023
adolf hitler 2023

Ngjarjet e 8 dhe 9 nëntorit 1923 do të bëheshin një pikë kthese në ngritjen e Hitlerit. Edhe pse grushti i shtetit fillimisht dështoi, ai do të kishte një ndikim vendimtar në rrjedhën e mëtejshme të historisë gjermane dhe bashkë me të në rrjedhën e shekullit të 20-të.

Adolf Hitler ishte në atë kohë vetëm njëri prej politikanëve të shumtë ekstremistë në Gjermani. Pak njerëz mund ta kishin parashikuar, që brenda dhjetë vjetësh Hitleri dhe partia nacionalsocialiste, e udhëhequr prej tij, do të vinin në pushtet. Ata do ta çonin Evropën në një luftë tjetër botërore dhe do të vrisnin miliona hebrenj dhe pjesëtarë të tjerë të pakicave.

Një ditë fatale në Mynih

Në vitin 1923 Hitleri e kishte tashmë në kokë të paktën një pjesë të asaj që do të vinte më vonë. Në mbrëmjen e 8 nëntorit ai çoi rreth 2.000 ndjekës të tij në Bürgerbräukeller të Mynihut. Anëtarë të qeverisë bavareze dhe personalitete të tjerë të njohur ishin mbledhur në këtë lokal për të përkujtuar përvjetorin e Revolucionit të Nëntorit 1918, i cili çoi në abdikimin e perandorit Wilhelm dhe shpalljen e Republikës.

Hitleri shpresonte që të pranishmit do të mbështesnin planet e tij për grusht shteti. Kjo shpresë nuk ishte e pabazë. Bavaria ishte në mosmarrëveshje me qeverinë e Rajhut në Berlin. Njerëz me ndikim nga qeveria dhe ushtria simpatizonin Hitlerin, për shembull Komisari i Përgjithshëm i Shtetit Gustav Ritter von Kahr, i cili sundonte me të drejta pothuajse të pakufizuara nën një gjendje të jashtëzakonshme dhe që planifikonte po ashtu të kryente një grusht shteti. Nëse Hitleri do të kishte qenë i suksesshëm në Bavari në atë kohë, ai mund të kishte patur një farë mbështetjeje në këto qarqe për të marshuar drejt Berlinit për përmbysjen e demokracisë së re parlamentare dhe vendosjen e një diktature të djathtë në Gjermani.

Por bashkëpunëtorët e pritur u larguan pak nga pak dhe gjithçka shkoi “krejt ndryshe nga sa ishte planifikuar”, siç thotë historiani Wolfgang Niess në radion Deutschlandfunk.

Pas pushtimit të lokalit Bürgerbräukeller gjatë natës Hitleri i udhëhoqi puçistët në Feldherrnhalle, një monument për ushtrinë bavareze, por “puçistët marshuan në qendrën e Mynihut pa një qëllim të caktuar,” thotë Niess. Ata u ndeshën me policinë dhe ushtrinë bavareze. Në shkëmbimin e zjarrit me forcat e sigurisë u vranë 14 puçistë dhe katër policë. Kështu grushti i shtetit dështoi.

Hitleri u plagos lehtë dhe u arrestua disa ditë më vonë. Megjithëse u dënua me pesë vjet burg për tradhti të lartë, ai u lirua me kusht “për sjellje të mirë” gati një vit pas tentativës së tij për grusht shteti.

Kushte perfekte për grusht shteti

Edhe pse planet e grushtit të shtetit të Hitlerit në vitin 1923 dështuan, ai ndihej i afirmuar nga ngjarjet. Gjatë burgimit ai nisi të shkruajë librin e tij famëkeq propagandistik “Mein Kampf”. Libri u bë klithma e betejës së partisë së tij, e cila që atëherë ndryshoi taktikën; në vend të marrjes së paligjshme të pushtetit ajo tani synonte një marrje legale të pushtetit nga brenda. Në vitet pas grushtit të shtetit nacionalsocialistët fituan gjithnjë e më shumë mbështetje nga votimet në të gjithë Gjermaninë.

Grushti i shtetit Hitlerit ndodhi në një kohë, kur Gjermania ishte shumë e destabilizuar. Qeveria qendrore në Berlin ishte e dobët. Vrasjet politike ishin në rendin e ditës dhe rendi shtetëror kërcënohej si nga forcat ekstremiste të majta ashtu edhe të djathta. Hiperinflacioni po shkatërronte pronësitë dhe ekonominë. Përveç këtyre kishte edhe një papunësi të lartë, sidomos në mesin e veteranëve të luftës, të cilët e njihnin luftën dhe dhunën e armatosur.

Kapitullimi i Gjermanisë në fund të Luftës së Parë Botërore ishte ende i freskët në kujtesë dhe përjetohej si një poshtërim kombëtar. Traktati i Versajës pas luftës i imponoi shtetit dëmshpërblime të mëdha, duke hedhur kripë në plagët e gjermanëve dhe duke rënduar perspektivën e së ardhmes së vendit.

Hitleri dhe nacionalsocialistët e tij mundën të vendosin fitilin mbi këtë fuçi baruti. Përpjekja për grusht shteti nuk qe aspak një aksident historik.

“Pa duart ndihmëse” të shumë monarkistëve, ish-ushtarakëve reaksionarë, gazetarëve dhe terroristëve politikë në metropolin bavarez, ngritja e Hitlerit deri në vitin 1923 do të kishte qenë e pamundur”, shkruan historiani Daniel Siemens në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Edhe pse partia naziste u ndalua pas tentativës për grusht shteti, në vend të saj u shfaq menjëherë një parti e ngjashme. Ajo fitoi 30 për qind të votave në zgjedhjet e vitit pasues në Bavari dhe nuk kaloi shumë kohë dhe nazistët u vunë në krye në të gjithë Gjermaninë.

Mësimet për sot

Rreziqet e nazizmit ekzistojnë edhe sot. Partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, AfD, pjesërisht ekstreme e djathtë, po arrin aktualisht rezultate rekord në votime dhe sondazhe. Në Gjermaninë lindore AfD mund të bëhet vitin e ardhshëm partia më e fortë në zgjedhjet komunale në disa lande.

Disa historianë heqin paralele: “Nëse e dini se çfarë e çoi para njëqind vjetësh Gjermaninë në shkatërrim, atëherë mund ta forconi Evropën dhe të parandaloni fatkeqësi të reja”, thotë në radion Deutschlandfunk, autorja Jutta Hoffritz, e cila ka shkruar për puçin e Hitlerit. “Kjo është arsyeja, pse ia vlen ta trajtosh vitin 1923”. /DW/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: NGA ZIJA VUKAJ – I mbyllet zyra- seli Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër, sqarime të nevojshme…
Artikull pasardhës: OPINION – Pas “të vertetës” së Zija Vukaj për Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës, të bëjë transparencë “pala” tjetër

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.