NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Të njejtën gjë sapo perjetova tashi…”, drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër kujton 1997- ën dhe jep lajmin e mirë…

Një pacient në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka rezultuar negativ pas analizave për virusin korona. Lajmi është dhënë nga drejtori dr. Ardian Dajti, i cili e ka përcjellë atë përmes Facebook. Ka qenë një ngarkesë e madhe, madje Dajti e quan ankth pritjen e përgjigjes për rreth 20 orë. Sipas mjekut të njohur, ka qenë diçka e ngjashme me situatën e kaluar në vitin 1997. Më poshtë, postimi i plotë i dr. Ardian Dajtit në Facebook.

“Te dashur miq!


Nuk e di pse mu ngulit ne mendje nje krahasim mes 2 fjaleve me kuptim mohues “kot” dhe” neg/ativ” por me nje ngarkese emocionale pozitive te papare.

Ne vitin e mbrapshte 97 kur degjonim bori makinash do te nenkuptoje “behu gat”,”plasi” etj etj. Dilnim te dritarja e dhomes,prisnim. Kur makinat me bori te takuar kalonin spitalin drejt zones industriale pyesnim cfare ishte? KOT,KOT. e imagjinoni lehtesmiin tone si staf…..

….te njejten gje sapo perjetova tashi. Pas rreth 20 ore pritje ne ankth morem lajmin NEG/ATIV. Cfare lumturie ! Ndjenjat njelloj si atehere…mosha jo…

Nje sqarim te vogel. Ky reagim erdhi pas marrjes se rezultatit NEG te testit te nje pacienti( jo personale) Nje flm nga zemra per gjithe ata qe na perkrahin e mbeshtesin ne keto kohe te veshtira”, shkruan Dajti. /ShkodraWeb Media/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media