Duhen dhuruar edhe 20 mijë dollarë amerikanë që të shpëtojmë jetën e mësues Gazjon Rusi. 39 vjeçari po lufton për jetën prej kohësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ai është diagnostikuar me Covid-19 por vetëm në një spital në Stamboll të Turqisë, mund të vazhdojë të jetojë.
Për rreth 12 orë, falë një sensibilizimi fantastik, është bërë e mundur të grumbullohen mbi 35 mijë dollarë. Shqiptarët dhe jo vetëm ata, në mbarë botën, kanë treguar se kanë zemër të madhe. Po nevojitet sërish të dhurojmë. Shumës që duhet siguruar për të shpëtuar jetën e Gazjonit, imungojnë edhe rreth 20 mijë dollarë amerikanë.
Forca! Duhet edhe pak punë për të shpëtuar Gazjonin! Për ta rikthyer shëndoshë e mirë tek tre vajzat, bashkëshortja dhe prindërit. Të gjithë bashkë i’ a dalim! Shqiptarët kanë zemër të madhe! Me ndihmën e Zotit, do ta kalojmë edhe këtë sfidë!
Linku ku mund të klikoni për të dhuruar është ky: GoFundMe
Po kështu, janë në dispozicion edhe kontaktet e mëposhtme:
Banka Kombetare Tregtare” Numri i llogarisë së Medresesë LEK :
AL9420551106173041CLTJCLALLW
Tel: +355672879378 (Sekretaria e Medresesë)
Tel : +355692543143 (Familja e Gazjon Rusit)