“Të jeni gati për zgjedhje të parakohëshme”, PD dhe opozita e bashkuar i rikthehen protestave, Basha jep porosi të qarta…

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar pritet t’i rikthehet sërish protestave popullore kombëtare. Lajmi është bërë i ditur për mediat, burimet e të cilave theksojnë se tubimi mund të zhvillohet në datat 20 ose 22 shkurt.


Gjithashtu mësohet se kryetari Lulzim Basha ka kërkuar gatishmëri nga strukturat për zgjedhje të parakohshme.

Vendimi për të rinisur protestat vjen një ditë pas marrëveshjes me maxhorancës dhe opozitës për ulje në një tryezë për reformën zgjedhore, kjo e fundit si një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu për çeljen e negociatave.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!