Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Kryesore

Të hënën duhej të uleshin në auditore por studentët do të jenë në protestë për mësimin online…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Një ditë pasi komiteti i ekspertëve komunikoi vendimin për të zhvilluar mësimin online, studentët kanë vendosur të ngrihen në protestë. Data kur ishte paracaktuar për hapjen e vitit të ri akademik nuk do t’i gjejë të rinjtë në auditorë, por as në shtëpitë e tyre për mësim në distancë.

Pikërisht të hënën, në orën 10:00, ata do të dalin në sheshin përpara Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve.

“Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin”, shprehet një studente.

Vendimi ka irrituar më tepër studentët e rretheve që kishin bërë gati çdo gjë për të ardhur në tiranë me studime. Pas akomodimit në konvikte, ata do të duhet të rikthehen përsëri në banesat e tyre.

Kjo ka sjellë paqartësi për ta, ndërsa edhe vetë drejtoria e rezidencës studentore nuk është e qartë për mënyrën se si do të procedohet me pagesat. Me valixhe në duar, studentët që zgjodhën konviktin, ky fund tetori i gjeti në udhëkryq. Administrata nuk jep kurrfarë informacioni.

“Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë”, thotë një studentë e vitit të dytë, që sapo ishte regjistruar në një nga konviktet e qytetit studenti.

Mbyllja e konvikteve, sipas studentëve, nuk është vendim i drejtë edhe për kohën kur u mor, pak ditë para nisjes së shkollës. Edhe fakultetet që kishin njoftuar oraret mësimore të leksioneve e seminareve me qëllim për të shmangur hyrjet në grup, këtë të premte, u tërhoqën, duke rikthyer mësimin online për të gjitha vitet.

Universiteti i Tiranës, që kishte planifikuar mësim të kombinuar, në auditorë dhe online, tanimë do të funksionojë vetëm përmes një platforme elektronike që thuhet se do të jetë e unifikuar.

Kyçja e universiteteve, ende pa u hapur erdhi dy ditë më parë si pjesë e masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së infeksionit të pandemisë.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: DOKUMENTI – “Komplot global kundër Zotit dhe njerëzimit”, ish- nunci apostolik në SHBA letër të hapur Presidentit Trump
LAJM PAS: “Kam mendu se kam vetëm shok ‘kafeje’…”, iu vendos eksploziv në banesë, reagon për herë të parë gazetari lezhjan

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin

9 mins ago
NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • Dossier

NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!

21 mins ago
“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin

9 mins ago
NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • Dossier

NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!

21 mins ago
“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.