Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Të gjithë të marrin përgjegjësitë”, zbardhet takimi Meta-Mogherini, porosia për Kosovën

ShkodraWeb 18 April, 2018
mogheriniMeta2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Përfaqësuesen e Lartë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, dhe Zëvendës presidente e Komisionit Evropian, znj. Federica Mogherini. Meta mirëpriti rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, në vlerësim të përpjekjeve të mëdha e ndër vite të Shqipërisë në procesin e saj të pakthyeshëm të integrimit evropian. Duke njohur kontributet e të gjithë aktorëve vendas që me vendosmëri ndërtuan deri tani trajektoren evropiane të Shqipërisë, Presidenti Meta përcolli gjithashtu mirënjohjen për Përfaqësuesen e Lartë Mogherini dhe Komisionin Evropian për mbështetjen dhe ndihmën e palodhur që u kanë ofruar shqiptarëve.

Kreu i Shtetit theksoi se ky rekomandim me rëndësi strategjike për vendin dhe rajonin, duhet të shërbejë si katalizator i një uniteti më të konsoliduar dhe i përqendrimit të punës në thellimin e reformave kyçe për vendin. Presidenti vuri në dukje se të gjithë ata që ndjehen pjesë e këtij suksesi të përbashkët duhet gjithashtu të mbartin pjesën e tyre të përgjegjësisë për më shumë punë në të ardhmen, duke ruajtur fokusin për një vendim pozitiv gjatë mbledhjes së Këshillit në qershor.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu faktin se rekomandimi pozitiv edhe për Maqedoninë është një hap me rëndësi strategjike për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, me urimin që vendimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit edhe me këtë partner të rëndësishëm rajonal të merret me vendosmëri dhe pa vonesë.

Duke e njohur Përfaqësuesen e Lartë edhe me zhvillimet e tjera në rajon, Presidenti Meta theksoi se pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, dhe përparimit në zbatimin e MSA-së, Kosova duhet sa më parë të përftojë liberalizimin e vizave drejt hapësirës Shengen dhe të ecë përpara në procesin e saj të integrimit evropian.

Presidenti shprehu bindjen se përparimi në këto procese për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të krijojë një klimë më pozitive ndërmjet vendeve të rajonit, e domosdoshme për të avancuar në çështje të tjera të mprehta, ende të pazgjidhura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Mogherini zgjedh ecjen në këmbë nga Presidenca në Kryeministri, pritet me protesta nga kuksianët
Artikull pasardhës: Basha rrugës nga Berlini, takim “flash” me Mogherinin në Rinas

TË FUNDIT

balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
agaci guri 2026

MINUTA E FUNDIT – Largohet me dorëheqje Ëngjëll Agaçi, Rama ndryshon edhe shefen e kabinetit…

ShkodraWeb 13 February, 2026 0
belinda komisioni europian 2026

“Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit”, Komisioni Europian shprehet për Ballukun…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.