ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Të gjithë të kënaqur me pikën e marrë në Durrës nga Vllaznia por administratori Lici ka rezerva për…

Ne kampin shkodtran thuajse te gjithe jane hedhur perpjete dhe kane gezuar ne momentin kur arbitri kryesor Kridens Meta ka vershellyer ne minuten e 96-te per perfundimin ne barazim te ndeshjes Teuta- Vllaznia.

Shkodranet kane qene te kenaqur per faktin se nga menyra si u zhvilluan rrethanat e lojes dhe per me teper, luajtja per mbi 40 minuta me nje futbollist me pak, ishte nje rezultat i mire.

Por ka patur edhe prej atyre qe nuk kane qene aspak te kenaqur me kete rezultat dhe per me teper me disa raste te shperdoruara nga futbollistet e Vllaznise. Njeri prej tyre ka qene edhe administratori i klubit Suad Lici.

Ai eshte pare tejet nervoz ne fundin e takimit dhe ne fjalet e tij per njerezit qe ka patur afer, ka shprehur rezerva te medha per lojtaret e manovres sulmuese te cilet u treguan shume naiv per te perfituar nga disa gabime te kundershtarit.

Administratori ka qene i merzitur per rastet e shperdoruara te Likes, Krujes apo dhe te ndonje lojtari tjeter, por edhe per maqedonasin Ristevski qe nuk shfaqi asgje pozitive per ta ndihmuar skuadren ne mesfushe pikerisht ne ato momente kur prania e tij ne fushe duhet te ishte vendimtare.

Lici ka shkuar edhe ne dhomat e zhveshjes se ekipit dhe keto fjale ua ka thene edhe vete lojtareve, megjithate ne fund mesohet te kete festuar bashke me to sepse edhe nje pike ndaj nje ekipi pretendent si Teuta dhe per me teper ne fushen e saj, nuk eshte pak.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.