
Vllaznia do të luajë deri në fund për titullin kampion duke pritur dhuratën e Apolonisë. Nga ana tjetër shkodranët duhet të fitojnë me Laçin me një gol më shumë sesa Teuta.
Me lutjem dhe besimin e madh, në Shkodër po kryqëzojnë duart për mrekullinë pasi me letra titulli qëndron në Durrës. Alban
Xhaferi ka reaguar duke përforcuar edhe njëherë mendimin se titulli i Vllaznisë është i fituar, pavarësisht rezultateve të sotme, pasi u kthye në nivelet më të larta.
“S’ka forcë as ndryshim pa lejen e Zotit”🤲 Sot ne shkojme te qete dhe me merite drejt objektivave tona💪 Te gjithë jemi më të motivuar deri në maksimum për të luftuar deri ne fund🏆 #rikthiminesukses ❤💙 eshte tashma realitet”, shkruan Xhaferi ne postimin e tij.





