Skip to content
20 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike

ShkodraWeb 9 June, 2026
kish protesta zvernec 2026

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet shoqërore në vendin tonë, veçanërisht protestat që po zhvillohen në qytetin e Tiranës, në qytete të tjera të Shqipërisë e në diasporë. Shkak për këto protesta kanë qenë disa projekte që prekin zona natyrore të mbrojtura apo ku ndërthuren probleme të pronësisë, për të ndërtuar në to objekte që synojnë zhvillimin e një turizmi elitar.

Nga ana jonë si Ipeshkvij të Kishës Katolike, vlerësojmë se çdo zhvillim i vendit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e ambientit, por edhe respektimin e pronës së gjithkujt. Papa Françesku, në Letrën e tij Enciklike Laudato si’, thotë: «Parashikimi i impaktit ambiental të sipërmarrjeve dhe të projekteve kërkon procese politike transparente dhe që i nënshtrohen dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar» (LS 182).

Në këtë kuptim, vlerësimi, konsultimi dhe përfshirja e komuniteteve lokale që jetojnë aty dhe e agjencive që merren me mbrojtjen e ambientit është më se e domosdoshme. Për ne, kjo gjë quhet zhvillim integral që duhet të marrë parasysh të gjitha dimensionet e jetës njerëzore, si ato individuale ashtu edhe ato komunitare.

Sikurse thoshte Shën Pali VI, ky zhvillim duhet të përfshijë të gjithë njerëzit dhe krejt njeriun (Populorum progressio, 42). Kjo është pjesë e Doktrinës Shoqërore të Kishës dhe ne ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, por të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare.

Protestat e këtyre ditëve dhe pjesëmarrja e shumë të rinjve dhe familjeve në to kanë nxjerrë në pah edhe një pakënaqësi ndaj sistemit politik aktual. Kjo pakënaqësi është vërejtur në pjesëmarrjen dhe në artikulimin e shumë protestuesve. Kisha nuk ka për detyrë të gjejë zgjidhje, por të orientojë ndërgjegjet. Ne jemi të bindur se zëri i njerëzve duhet të dëgjohet dhe të lexohet. I takon politikës të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik. Këto janë rregullat e demokracisë evropiane ku ne aspirojmë të shkojmë.

Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të shoqërisë e që shprehin pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e politikës. Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës.

Ne ftojmë përfaqësuesit e politikës që të zgjedhin tryezën e dialogut, të japin përgjigjet e duhura ndaj qytetarëve të thjeshtë të popullit tonë që kërkojnë të mos anashkalohen, të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit.

Ne i lutemi Hyjit për popullin tonë, për politikën dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë të këtij vendi, që të gjejnë, bashkë me rrugën e dialogut politik dhe shoqëror, edhe zgjidhjet e duhura brenda kornizave politike dhe demokratike të një vendi që ka si synim integrimin evropian.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Post navigation

Previous: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 9 qershor 2026…
Next: Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
  • Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona 19 July, 2026
  • IN MEMORIAM – Myzafer Lesha, inxhinieri që ia kushtoi jetën energjisë dhe dijes… 19 July, 2026
  • FOTOLAJM – Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 2 persona dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës 19 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 korrik 2026… 19 July, 2026
  • UKSH lidh rrjetin e ri me stacionin e Dobraçit, do të ketë ndërprerje uji në Shkodër me 21 dhe 23 korrik 18 July, 2026
  • FOTO – Artistja shkodrane Sidita Islami vlerësohet në ekspozitën ndërkombëtare në Torino të Italisë 18 July, 2026
  • EMRI – I shpallur në kërkim nga Interpol Madrid, arrestohet në Malësi të Madhe 39- vjeçari… 18 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 korrik 2026… 18 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 20 korrik 2026…

ShkodraWeb 20 July, 2026
preng gjini policia shkoder 2026

Dyshohej se do ti bënin atentat Preng Gjinit të kthyer në Shqipëria, policia e Shkodrës arreston 2 persona

ShkodraWeb 19 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.