ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Të çlirohemi nga makthi i diktaturës…”, mesazhi i fortë i Presidentit Meta: Kurrë kthim pas…!

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot Ditën Evropiane të Kujtimit të V.iktimave të Stalinizmit dhe N.azizmit. Në një mesazh në “Facebook”, Meta shkruan se për 45 vite me radhë edhe Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Evropës, me mijëra shqiptarë të v.rarë, burgosje e internime.

Më tej, Meta shton se vendi duhet të përballet seriozisht me të kaluarën, pasi kjo ndihmon jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës, por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

“Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes”, shkruan Meta.

Mesazhi i plotë:

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të V.iktimave të Stalinizmit dhe N.azizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijëra v.iktima të paf.ajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u v.ranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre. Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik. Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne. Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria. Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!🇦🇱

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.